2014/11/01

Test problematik

Kandidatët që aplikojnë për punë të shërbyesit civil në Kosovë i nënshtrohen një testi me shkrim, test i cili synon të testojë njohuritë e kandidatit mbi organizimin dhe funksionimin e administratës publike dhe kapacitetet e tij/saj intelektuale për të menduar dhe arsyetuar në mënyrë logjike. Dokumenti me 296 pyetje nga të cilat përfitohet testi gjendet në këtë lidhje (pdf, 650 kb). Pjesa e parë e testimit përfshin pyetje që kanë të bëjnë me Kushtetutën e Kosovës, Bashkimin Evropian, dhe ligjet e rregullimin politik të Kosovës. Testimi i logjikës dhe aftësive intelektuale të kandidatit bëhet përmes disa pyetjeve logjike dhe matematike.

Përderisa nuk mund të komentoj rreth organizimit dhe funksionimit të administratës publike, sepse më duket një çështje e vështirë - më mjafton të kujtoj paqartësitë rreth konstituimit të institucioneve të Kosovës sot - testimi i logjikës dhe aftësive intelektuale të kandidatit mendoj se do të duhej të ishte një punë relativisht e lehtë. Por, duket që kjo nuk qëndron, sepse për të zgjidhur pyetjet më duhet të përballem me sfida të dyfishta: jo vetëm që më duhet të zgjidhë problemin që e kam përpara, por edhe më duhet të mendoj thellë mbi atë se çka ka dashur të thotë testuesi, sepse në shumë raste pyetja e dhënë nuk ka kuptim. Për shembull, qysh në pyetjen e parë has në një problem logjik, me ballafaqimin në mes të vërtetësisë dhe saktësisë:
1. Cili nga pohimet e mëposhtëme është më i saktë:
a. ---
b. ---
c. ---
ku të tri pohimet janë të vërteta. Ky format i pyetjes përsëritet disa herë. Logjika e kërkon që të caktohet vërtetësia e një pohimi. Por, edhe nëse kërkohet saktësia, ashtu si punohet në shkollat e Kosovës, atëherë ajo mund të ketë vetëm dy vlera: e saktë ose e pasaktë, por jo më e saktë. Pra, besoj që pyetja të cilën ka dashur ta shtrojë testuesi është se cili nga pohimet është më i plotë.

Dy raste nga të shumtat kur më duhet të supozoj pyetjen që ka dashur, por që nuk e ka bërë testuesi, janë pyetjet 203 dhe 227.
203. Cili nga shtetet e mëposhtëm NUK është shtet anëtar i BE-së:
a. Anglia
b. Zvicrra
c. Finlanda
d. Hollanda 
Tash, sa kuptim ka pyetja, meqë Anglia nuk është shtet dhe pyetja thotë shtetet e mëposhtëm (sic! - gabimet gramatikore janë aq të shumta sa meritojnë një trajtim të veçantë)?
227. Vjosa mbështolli tabelën e saj me letër me ngjyrë. Tabela ishte 74 cm e gjerë dhe 44 cm e gjatë. Sa cm letër me ngjyrë iu nevojit asaj për të mbështjellë tabelën?
a. 236 cm2
b. 592 cm2
c. 3146 cm2
d. 3256 cm2
Përgjigja e shënuar si e saktë është d. Por, kjo vlerë mjafton vetëm për ta mbuluar tabelën, sepse për të mbështjellë një gjë duhet letër të paktën dyfish më e madhe.

Disa përgjigje të shënuara si të sakta në pyetjet nga matematika janë gabim. Për shembull, pyetja
226. Arbeni ka në çantë 6 lapsa me ngjyra të ndryshme. Ai merr pa parë ngjyrat, vetëm dy lapsa. Sa kombinime të ndryshme të ngjyrave mund të ketë në dy lapsat e marrë nga Arbeni:
a. 6
b. 15
c. 30
d. 36
shënon përgjigjen c si të saktë. Në fakt, përgjigja e saktë është b, sepse detyra kërkon të dimë kombinacionin e 2 ngjyrave nga 6 të mundshme pa përsëritje.

Në shumë raste njësitë matëse janë dhënë gabim, si psh km për të shprehur shpejtësinë, metri për syprinën e sipërfaqes, kurse detyra 228 ka një vlerë të euros që i përgjigjet një të dhjetës së centit. Nuk e di nëse një vlerë e tillë e parasë ekziston, por, nëse ekziston, me siguri quhet mili.

Një pyetje me të cilën kam probleme të mëdha është pyetja
235. Koha e parashikuar për zhvillimin e një testi me 100 pyetje është 3 ore e 1/3. Dhjetë (10) aplikantë morën testin dhe e përfunduan për 3 orë. Sa është diferenca mesatare ndërmjet kohës së 10 aplikantëve dhe kohës së parashikuar për zhvillimin e një testi për çdo pyetje?
a. 10 sekonda për çdo pyetje
b. 12 sekonda për çdo pyetje
c. 14 sekonda për çdo pyetje
d. 16 sekonda për çdo pyetje
Së pari, kujt i referohet 1/3? Pra, a është 3 orë e një e treta e orës (200 minuta), apo 3 orë e një e treta e minutës, apo 3 orë e një e treta e kohës së përgjithshme, pra 240 minuta? (Mundësinë e fundit ma tregoi një matematikan, të cilit ja dhashë këtë detyrë; mua nuk më shkoi ndër mend.) Natyrisht, duhet të supozohet se testuesi ka dashur të shprehet se koha e parashikuar është 200 minuta.

Tjetër, dhjetë aplikantët a e zgjidhin testin veç e veç (100 pyetje për aplikant), apo së bashku (pra, mesatarisht 10 pyetje për aplikant)? Dhe, çka është diferenca mesatare, cili është përkufizimi i saj? Besoj që fjala është për diferencën në mes të kohës së parashikuar për zgjidhjen e testit (2 minuta për pyetje kur aplikanti i zgjidh 100 pyetje) dhe mesatares së kohës gjatë të cilës u zhvillua testi (1.8 minuta për pyetje);  kjo do të na jepte vlerën prej 12 sekondave, gjë që është shënuar si zgjidhja e saktë. (E përsëris edhe një herë: me kusht që secili aplikant të zgjidhte veç e veç të njëqind pyetjet, e kjo nuk qartësohet nga problemi.)

Edhe pyetja
240. Dy kamiona kryejnë një udhëtim me gjatësi 1680 km. Kamioni i parë bën mesatarisht 14 km me një litër karburant dhe i dyti 12 km me një litër karburant. Sa litra karburant më shumë u konsumuan nga kamioni i dytë në krahasim me kamionin e parë?
a. 10
b. 20
c. 30
d. nuk është e mundur te gjendet rezultati me të dhënat më sipër.
është problematike, sepse e jep mundësinë d, e cila mund të argumentohet si e sakta, përkundër zgjidhjes b që është shënuar si e saktë në test. Argumenti qëndron në atë se nuk tregohet nëse kamionët e pëshkojnë rrugën prej 1680 km veç e veç apo së bashku.

Pyetjet logjike (apo llogjike, si shkruhet në test) paraqesin një sfidë të vërtetë për t'u kuptuar. Besoj që mjafton të përmend se testi më këshillon t'i regjistroj fëmijët në shkollat e mesme publike të Gjakovës, përkundër rezultateve të dobëta të këtyre shkollave në krahasim me ato të Prishtinës dhe mundësisë së supozuar për të shkuar në Prishtinë (pyetja 293).

Dështimin tim për t'u përgjigjur saktë në shumë pyetje e shpjegoj ose si paaftësi të përpiluesve të testit që të dalin me një test të saktë, ose - më e mundshme - me paaftësinë time për të kuptuar shqipen dhe të shprehurit në Kosovë.

2014/09/13

Editing PDFs

After trying several methods for editing .pdf files, including pdfedit and xournal, I have come to the conclusion that the best method is by combining latex with tikz.

The procedure is this:
for a multipage pdf document, burst it with pdftk
pdftk file.pdf burst
Each page now gets included in a tex document
\documentclass{standalone}
\usepackage{tikz}
\begin{document}
\begin{tikzpicture}
\node[anchor=south west,inner sep=0] (image) at (0,0) {\includegraphics{file-page1.pdf}};
\begin{scope}[x={(image.south east)},y={(image.north west)}]
\draw[step=0.05,red,thin,dotted] (0,0) grid (1,1);
\end{scope};
\end{tikzpicture}
\end{document} 
So, the page to be edited serves as an image, and whatever needs to be put on it can be done using standard tikz commands, which can be used for drawing, writing, highlighting, underlining, inserting images, etc.
The \draw...grid...; command helps in finding the coordinates where the edit should be done, and in the final run of the tex file should be deleted (or, commented with %). 

Finally, if need be, join pages with
pdftk file-page1.pdf file-page2.pdf cat output edited-file.pdf
This procedure involves a lot of guessing and it looks like a "brute force" approach, but it has produced the most satisfactory results so far.


2014/01/10

What is life?

Probably, the conflict between energy, which always wants to reach the minimum, and entropy, which always wants to reach the maximum.